Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama synon të bëhet kryetar i LDK-së, ja si reagon Xhafer Tahiri

Gazeta10
23 October 2026 - 23:39

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës në emisionin “Adresa” ka deklaruar se zgjedhjet e brendshme të partisë do të mbahen vitin e ardhshëm, duke thënë se aktualisht fokusi duhet të jetë te problemet me të cilat përballet Kosova.

Ai ka theksuar se është ende herët që në LDK të hapen tema që lidhen me garën për kryetar të partisë, duke vlerësuar se vëmendja duhet të përqendrohet te çështjet kryesore në vend.

“Zgjedhjet në LDK do të jenë vitin e ardhshëm dhe unë nuk mendoj se duhet të kemi apetit që të kthejmë tema brenda vetes pa u ardhur ende koha atyre temave. Sot duhet të fokusohemi te problemet e mëdha që i ka Kosova”, ka thënë Tahiri.

Duke komentuar deklaratën e Përparim Ramës, Tahiri ka thënë se sipas rregullave të LDK-së, çdo anëtar i partisë ka të drejtë të kandidojë për kryetar.

“Sa i përket deklaratës së Përparim Ramës, LDK-ja e ka rregull që çdo anëtar i saj mund të jetë kandidat për kryetar të partisë”, ka deklaruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.