Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Inspektorati e gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro, Pacolli: Institucionet duhet të jenë shembull për mjedisin

Gazeta10
24 October 2026 - 15:30

Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro komunën e Prishtinës për ‘’moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me mbeturinat vëllimore dhe deponitë e dheut’’.

Pacolli, ka shtuar edhe se në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së deponisë.

‘’ Pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme’’, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

5 mijë euro gjobë për Komunën e Prishtinës!

Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës për moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me mbeturinat vëllimore dhe deponitë e dheut.

Në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së deponisë. Pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme.

Institucionet duhet të jenë shembull me veprimet e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe asesi të mos neglizhojnë përgjegjësitë dhe masat që duhet të ndërmarrin për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave.

Ligji vlen për të gjithë njësoj!

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.