
Ministri i Infrastrukturës së Shqipërisë, Enea Karakaçi, ka demantuar lajmet për rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit.
Ai tha se informacioni që ka qarkulluar ditëve të fundit është i pavërtetë dhe se çmimi mbetet i njëjti.
“Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë. Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë NUK ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”.