Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trazirat e mundshme në protestë, policia në Tiranë angazhon 2000 efektivë në terren

Gazeta10
24 October 2026 - 11:49

Policia e gjitha në terren në protestën e sotme. Në orën 14:00 është thirrur protestë kombëtare, ku sipas informacioneve, pritet të ketë më shumë tubues se në ditët e shkuara.

Nisur nga precedentët e javës së shkuar, nuk përjashtohet mundësia që edhe në këtë protestë të ketë dhunë dhe trazira.

Sipas Top Channel, policia ka angazhuar rreth 2 mijë forca në terren për të garantuar sigurinë dhe parandaluar përshkallëzime.

Në ditët e shkuara kemi parë një taktikë ndryshe të policisë, që nuk i ka lënë të grumbullohen në një pikë të caktuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.