
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:20, në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, në aksident ishte e përfshirë një veturë, ndërsa të lënduarit fillimisht janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Ndërkohë, Njësiti Rajonal i Trafikut është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.
“Sot, rreth orës 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Vogël, – Pejë.Në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë, ndërsa si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri nga të lënduarit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm mjekësor.Njësiti rajonal i trafiku është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin”, tha ai.