Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fushë-Kosova nënshkruan kontratën për rrënimin e objekteve pa leje ndërtimore

Gazeta10
25 October 2026 - 8:31

Komuna e Fushë-Kosovës ka dhënë kontratën për rrënimin e objekteve pa leje ndërtimore dhe objekteve të tjera në territorin e komunës dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, kontrata është dhënë për grupin e operatorëve ekonomikë “Ermal Sylaj B.I.” dhe “AAB Construction” SH.P.K.

Në procedurën e prokurimit kanë marrë pjesë katër tenderues, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Dokumenti parasheh një marrëveshje kornizë me kohëzgjatje prej 36 muajsh, përmes së cilës do të realizohen shërbimet e rrënimit të objekteve pa leje ndërtimore dhe objekteve të tjera në Fushë Kosovë dhe fshatra.

Në dokument figuron vlera e përgjithshme e kontratës prej 262.50 euro për njësi, ndërsa vlera e parashikuar e aktivitetit të prokurimit ishte 250 mijë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.