
Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën një orë prapa.
Ora dimërore do të zgjasë deri në fundjavën e fundit të marsit 2027, kur akrepat e orës do të zhvendosen përsëri një orë përpara.
Komisioni Evropian propozoi heqjen e ndryshimeve sezonale të orës në vitin 2018, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për t’i dhënë fund kësaj praktike, kështu që orët ende ndërrohen dy herë në vit.