Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përmbysje dramatike në Polymarket, lista e studentëve kalon atë të Vuçiqit

Gazeta10
25 October 2026 - 15:46

Një kthesë e papritur është regjistruar në platformën online të parashikimeve Polymarket, ku lista e studentëve në Serbi ka kaluar për paksa në epërsi ndaj listës së presidentit Aleksandar Vuçiq, sa i përket mundësive për fitore në zgjedhjet parlamentare.

Sipas të dhënave të platformës, të publikuara më 25 tetor, lista e studentëve vlerësohet me 50 për qind mundësi për fitore, ndërsa lista e Vuçiqit me 49 për qind.

Kjo paraqet një ndryshim të madh krahasuar me javët e mëparshme, kur lista e Vuçiqit kishte një epërsi të konsiderueshme.

Në fillim të tetorit, mundësitë e saj për fitore vlerësoheshin rreth 60 deri në 65 për qind, ndërsa ato të listës së studentëve ishin në nivelin 35 deri në 40 për qind.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.