Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë, përmbyten disa rrugë

Gazeta10
25 October 2026 - 15:55

Reshjet e shiut kanë shkaktuar grumbullim të ujit në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës, duke sjellë edhe probleme me qarkullimin e automjeteve dhe bllokim të trafikut në disa zona per disa minuta.

Ndërkohë, bulevardi kryesor i qytetit, zona e Albano Romina dhe akset që përmbyten shpesh nuk paraqesin probleme të raportuara.

Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për largimin e ujit nga rrugët e prekura, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve./TCh

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.