
Kandidati për deputet në Parlamentin e Serbisë e ka quajtur arritje historike rezultatin për Koalicionin Shqiptar.
“Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash.
Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz.
Si prijës i listës, falënderoj secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe Kryeministrin Albin Kurti për angazhimin e tij.
Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona! 🇦🇱”, ka shkruar ai në reagim.