Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Magyar i uron ‘Studentët’ për fitoren: I lumtur të dëgjoja që fitorja jonë në prill iu dha forcë

Gazeta10
25 October 2026 - 23:23

Péter Magyar, kryeministri hungarez, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesit e Listës së Studentëve në Serbi, për t’i uruar për fitoren në zgjedhje.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Magyar tha se u ka premtuar mbështetjen e Hungarisë, duke theksuar se fitorja e tij në prill u kishte dhënë forcë studentëve gjatë përballjes së tyre të vështirë.

“Sapo kam biseduar përmes telefonit me udhëheqësit e Listës së Studentëve, të cilët i fituan zgjedhjet në Serbi, për t’i uruar për fitoren e tyre. U garantova mbështetjen e Hungarisë”, ka shkruar Magyar.

Ai tha se ishte i kënaqur kur dëgjoi se sa shumë forcë u kishte dhënë studentëve fitorja e tij në prill, gjatë përpjekjeve të tyre.

Magyar shënoi fitore në zgjedhjet parlamentare në Hungari në prill, ndërsa zhvillimet politike në Serbi po përcillen me vëmendje në rajon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.