Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arritje historike për “Koalicionin Shqiptar”/ Kurti: Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësimin më të fuqishëm parlamentar

Gazeta10
25 October 2026 - 23:33

Kryeministri Albin Kurti rezultatin për “Koalicionin Shqiptar” e ka konsideruar si arritje e jashtëzakonshme , duke theksuar se bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësimin më të fuqishëm parlamentar.

“Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve.

Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur!

Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar.

Ndërkohë, Aleksandar Vučić ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje përballë Listës Studentore. Edhe Ivica Dačić po përballet me një humbje të rëndë, me listën e tij që, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3%.

Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim!”, ka shkruar Kurti në reagim.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.