Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Sipas rendit të ditës, në fillim pritet të shqyrtohet dhe të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.
Më pas, anëtarët e Kryesisë do të diskutojnë për propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare.