Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja në Pejë, Nikqi jep detaje nga rasti në konferencë për medie

Gazeta10
26 October 2026 - 13:43

Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka dhënë detaje në një konferencë për media lidhur me vrasjen e fundit në Pejë.

Nikqi bëri të ditur se prokurorja kujdestare i kishte kërkuar viktimës të mos shkonte në shtëpi, por ajo kishte kundërshtuar dhe, pavarësisht kërkesës, kishte shkuar.

Ai ka bërë të ditur se parashtresa ishte pranuar nga kryeprokurorja. Në paragrafin e parë, Zekaj kishte ngritur pretendime për neglizhencë institucionale, për të cilat, sipas tij, janë iniciuar hetime

Duke folur për pjesën tjetër të parashtresës, ai ka thënë se viktimës i ishte njohur e drejta e shfrytëzimit të pronës. Sipas Nikçit, vendimi gjyqësor përfshinte edhe urdhrin që bashkëshorti të mos i afrohej brenda distancës prej 2 metrash.

 

Ai ka deklaruar se vendimi ishte ekzekutuar të enjten, në praninë e policisë, ndërsa disa orë më vonë kishte ndodhur një konflikt.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, viktimës i ishte kërkuar të mos shkonte në atë shtëpi, pasi mund t’i rrezikohej siguria

Nikçi ka shtuar se ishin ftuar edhe 2 vëllezërit e saj, që ta bindnin të qëndronte në shtëpinë e tyre derisa të gjendej një zgjidhje.

Lajmi në përditësim…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.