
Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ka publikuar një njoftim përmes të cilit thekson gatishmërinë ushtarake amerikane në Evropë, duke vënë në pah bashkëpunimin me aleatët dhe përdorimin e teknologjive të avancuara të mbrojtjes.
Në një njoftim të publikuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM), theksohet se ushtria amerikane po zhvillon stërvitje të përbashkëta me partnerët evropianë, përfshirë ushtrimet për kontrollin e trazirave me forcat hungareze dhe letoneze, manovrat me mjete të blinduara, si dhe testimin e sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe dronëve.
Sipas njoftimit, këto aktivitete synojnë forcimin e kapaciteteve luftarake dhe përgatitjen për përballimin e sfidave të sigurisë.
“Qoftë duke bashkuar forcat në stërvitje për kontrollin e trazirave së bashku me partnerët hungarezë dhe letonezë, duke u përballur në ushtrime masive të blinduara, apo duke testuar sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe dronë, ne jemi vazhdimisht duke e forcuar kapacitetin tonë luftarak”.
“Nga toka e deri në qiell, ne jo vetëm që operojmë në teatrin evropian – ne e dominojmë atë krah për krah me aleatët tanë”.