Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mickoski pret Haxhiun: Folëm për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Gazeta10
27 October 2026 - 14:14

Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski, ka pritur në takim Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Mickoski, ka shkruar se me Haxhiun, kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Postimi:

Sot zhvillova një takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në takim biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Besoj se përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të shtuar rajonal, mund të kontribuojmë për më shumë stabilitet, zhvillim ekonomik dhe integrim më të shpejtë evropian të rajonit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.