Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Istog, një person dërgohet në mbajtje 48 orë

Gazeta10
27 October 2026 - 15:17

Një person ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës në fshatin Dubravë të komunës së Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Për ngjarjen që ndodhi sot në mëngjes, Rugova tha se njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e këtij rasti.

“Viktima është dërguar në QKMF-Istog, aty nga ekipi mjekësor është konstatuar se kishte arritur pa shenja jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Asgjësimi, Dëmtimi ose Heqja e Pajisjeve Mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Ai shtoi se policia ka intervistuar menaxherin e punëtorëve dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Humb jetën një person në Istog, dyshohet se është zënë nga lifti ku punonte

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.