Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama i përgjigjet Berishës për masat fiskale: Nesër miratojmë buxhetin e parë në histori që kalon 10 miliardë euro

Gazeta10
27 October 2026 - 18:16

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masat e reja fiskale.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ironizon qëndrimin e opozitës, duke e cilësuar atë të bazuar në “urrejtje dhe injorancë”.

Kreu i qeverisë paralajmëron se nesër do ta miratojë në qeveri dhe thekson se ky do të jetë buxheti i parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove.

“Flisni, flisni për masat e reja fiskale, ngroh sallatën tënde të urrejtjes dhe injorancës me dokumente pune gjysmë të pjekura, sepse nesër është radha e qeverisë të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove dhe paketën më ambicioze për rishpërndarjen e rritjes ekonomike”, tha Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.