Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arifi: Shqiptarët në Serbi luftojnë për mandate, ndryshe nga pakicat në Kosovë

Gazeta10
27 October 2026 - 19:09

Kreu i PD-së në Bujanoc, Nagip Arifi, ka thënë se shqiptarët në Serbi duhet të angazhohen për të siguruar përfaqësim në Kuvend, pasi ndryshe nga komunitetet joshumicë në Kosovë, nuk i kanë të garantuara ulëset parlamentare.

Duke folur në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Arifi krahasoi të drejtat e komuniteteve në Kosovë me pozitën e shqiptarëve në Serbi.

Ai theksoi se në Kuvendin e Kosovës, nga 120 deputetë, 20 ulëse janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përfshirë 10 për komunitetin serb.

“Këtu kanë shumë të drejta, edhe me Kushtetutë, edhe me ligjet e Kosovës. Garantohet që nga 120 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, 20 janë për pakicat, 10 për serbët. Ndërkaq, atje nuk kemi garanci. Ne duhet të luftojmë për një, dy apo tre deputetë, sepse asgjë nuk është e garantuar”, ka deklaruar Arifi.

Ndërkaq, ai kritikoi edhe zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur se marrëveshja për nostrifikimin e diplomave ende nuk është zbatuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.