Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dosja Balluku, biznesmeni Pandeli Carapuli paraqitet në SPAK për vilën në Dhërmi

Gazeta10
28 October 2026 - 9:47

Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Siç raporton Top Channel, paraqitja e Carapulit lidhet konkretisht me hetimet për një vilë në një kompleks turistik në Dhërmi.

Emri i tij është përmendur në kuadër të hetimeve për dyshime mbi pastrimin e parave dhe përfitime të parregullta, që dyshohet se lidhen me procedura prokurimi të Albcontrol./TCh/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.