Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova dhe Belgjika thellojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit, Qeveria miraton marrëveshjen

Gazeta10
28 October 2026 - 11:19

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Mbretërinë e Belgjikës për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale.

Marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në sigurimin e provave, zhvillimin e procedurave penale dhe luftimin e krimit ndërkufitar.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se marrëveshja krijon një kuadër më të qartë ligjor për bashkëpunimin në çështjet penale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.