
Numri i të vdekurve nga ndeshja e dy trenave të shpejtë në Madrid të Spanjës ka arritur në 64, raporton Reuters. Shifra është bërë e ditur nga qeveria rajonale e Castilla-La Mancha.
Presidenti i Castilla-La Mancha-s, Emiliano García-Page, tha se ekipet e emergjencës po vazhdonin kërkimet në rrënojat e trenave për viktima të tjera, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve pritet të rritet.
“Fatkeqësisht, presim që numri i viktimave të rritet. Ky është i vetmi shqetësim që ka vërtet rëndësi në këtë moment”, tha ai.
García-Page tha se ishin mobilizuar të gjitha kapacitetet e disponueshme të emergjencës dhe shëndetësisë, ndërsa ndihmë ishte ofruar edhe nga rajonet fqinje.
Ai shtoi se rreth 30 persona po trajtoheshin për lëndime të lehta, rreth 50 të tjerë kishin pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme, ndërsa një numër më i vogël ishte klasifikuar në gjendje kritike.