
Janë publikuar tashmë në media pamjet nga momenti kur pjesëtarë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës e kapin të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, Albert Sylajn.
Personi i dyshuar, që ka qenë kunati i Arlinda Zekajt, kishte qëndruar për një kohë në arrati.
I dyshuari u lokalizua dhe u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit në Deçan, rreth orës 23:40, pas një operacioni policor dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë njësi të shumta policore, përfshirë njësitin special FIT.
Rasti ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, si dhe thirrje për përgjegjësi institucionale dhe trajtim të rasteve të dhunës me seriozitetin e duhur.