Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë

Gazeta10
28 October 2026 - 16:13

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka nisur protesta kundër vrasjes së grave, pas rastit të rëndë të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Me moton “S’ka paqe pa sigurinë e grave”, protestueset janë mbledhur për të kërkuar siguri për gratë dhe për të kundërshtuar dhunën dhe vrasjet ndaj tyre.

“Liri, barazi, solidaritet”, janë thirrjet që po dëgjohen në shesh, ndërsa slogani kryesor i protestës është: “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”.

Gazetarja e Kanal 10, Antigona Selimi, nga vendi i ngjarjes ka raportuar se protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku qytetarët janë mbledhur për të kundërshtuar vrasjet e grave, veçanërisht pas rastit të Arlinda Zekajt.

Përmes kësaj proteste, pjesëmarrëset po kërkojnë që siguria e grave të trajtohet si prioritet dhe që të merren masa për të parandaluar dhunën dhe vrasjet ndaj tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.