
Protestuesit që kanë dalë në rrugë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt, në shenjë revolte ndaj mosfunksionimit të institucioneve, kanë rrëzuar shportat e mbeturinave.
Në protestë po marrin pjesë shumë qytetarë, të cilët po kundërshtojnë vrasjet e grave ndër vite dhe po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe drejtësi për viktimat./Gazeta10