Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas fitores së “Listës së Studentëve”, nis fshirja e parullave kundër Kosovës në rrugët e Beogradit

Gazeta10
29 October 2026 - 11:01

Aktivisti serb i organizatës “NIFA”, Mio Kapor, ka publikuar një video të fshirjes së një parulle kundër Kosovës në rrugën “Sremska” në Beograd. Bëhet fjalë për parullën “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Kapor ka thënë se tashmë pas fitores së “Listës së Studentëve”, kanë gjetur kurajon për të vazhduar aktivitetet.

Pas fshirjes së parullës, Kapor thotë se ajo pjesë e qytetit tashmë duket shumë më e civilizuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.