Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Peja sot në protestë kundër vrasjes së grave, marshim drejt institucioneve të drejtësisë

Gazeta10
30 October 2026 - 8:37

Në Pejë sot do të mbahet protestë kundër vrasjes së grave, pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë.

 Sipas agjendës së paralajmëruar, protesta do të nisë në orën 12:00, në korzon e qytetit, për të vazhduar drejt institucioneve lokale dhe atyre të drejtësisë.

 Protestuesit do të marshojnë drejt Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë.

 Protesta vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse.

 Gjatë ditëve të fundit, protesta kundër vrasjes së grave janë organizuar edhe në qytete të tjera të Kosovës, me kërkesa për drejtësi, siguri dhe llogaridhënie institucionale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.