Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KFOR-i reagon pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në Bosnjë ku humbën jetën 4 anëtarë e 11 u lënduan

Gazeta10
29 October 2026 - 23:47

Misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO, shpreh ngushëllimet më të thella pas rrëzimit fatal të një helikopteri të EUFOR-it në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Mendimet tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe njerëzve të dashur. Gjithashtu, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për të gjithë personelin e EUFOR-it në këtë kohë pikëllimi të thellë.

KFOR-i qëndron në solidaritet të plotë me EUFOR-in dhe shpreh ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje tragjike”, thuhet në postim.

Një helikopter i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, është rrëzuar në një fshat pranë Bërçkos të enjten, duke lënë të vdekur katër anëtarë të ekuipazhit dhe 11 të lënduar, tha misioni në një komunikatë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.