
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, ka reaguar pas publikimit të bisedave të së ndjerës Arlinda Zekaj me një zyrtar policor në Pejë, ku dëgjohet ky i fundit duke i thënë: “Na ke lodh”.
Lama ka kritikuar sjelljen e zyrtarit policor, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë e institucioneve në përzgjedhjen dhe përgatitjen e personave që shërbejnë në polici.
“Çfarë sjelljeje është kjo për një zyrtar policor? Nuk është i vetmi. E kujt është përgjegjësia në këto raste? E institucioneve që pranojnë njerëz me përgatitje të tillë. Detyrë e tyre është të sjellin njerëz të aftë për ta kryer detyrën e tyre. Pse paguhen?”, tha ajo në Politiko.