Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Familjari i Donjeta Pajazitajt reagon pas emërimit të Valbona Disha Haxhosajt: Si është e mundur që rasti të mos ketë epilog pas 11 vjetësh?

Gazeta10
29 October 2026 - 20:02

Familjari i Donjeta Pajazitajt ka reaguar pas emërimit të Valbona Disha Haxhosajt në krye të prokurorisë, duke shprehur pakënaqësi dhe mosbesim ndaj sistemit të drejtësisë, për shkak se rasti i motrës së tij, edhe pas 11 vjetësh, ende nuk ka marrë një epilog përfundimtar.

Përmes një postimi, ai ka ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë institucionale dhe mënyrën se si është trajtuar rasti i Donjetës, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet përkatëse.

“Në vend që të bëhet thirrje për #Drejtësi, ky vendim po e thellon edhe më shumë mosbesimin tim ndaj sistemit të drejtësisë!

Si është e mundur që Valbona Disha Haxhosaj të emërohet në krye të prokurorisë, ndërsa rasti i motrës sime, Donjeta Pajazitaj, edhe pas 11 vjetësh ende nuk ka marrë një epilog përfundimtar?”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar përgjigje për vitet e pritjes dhe për mënyrën se si është trajtuar rasti, duke theksuar se familja ka të drejtë të informohet për ecurinë e tij.

“Kush do të japë përgjigje për këto vite pritjeje? Kush do të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si është trajtuar rasti i Donjetës?

Kërkoj transparencë, llogaridhënie dhe sqarime konkrete nga institucionet përkatëse. Familja ime ka të drejtë të dijë se çfarë ka ndodhur me rastin e motrës sime”, thuhet në reagimin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.