Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala: Sveçla dhe Gërvalla është dashtë me dhanë dorëheqje ditën kur ndodhi vrasja, madje edhe kryeministri

Gazeta10
29 October 2026 - 20:56

Komentatori politik Mentor Shala ka deklaruar se ministrat Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvalla është dashur të japin dorëheqje ditën kur ndodhi vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, duke e cilësuar këtë çështje si përgjegjësi morale.

Sipas tij, përgjegjësia institucionale për rastin nuk duhet të trajtohet vetëm përmes kërkesave të protestuesve, por duhet të reflektohet edhe në veprimet e drejtuesve institucionalë.

“Ditën kur ka ndodhur kjo, kur u dha lajmi, atë ditë është dashur të japin dorëheqje këta dy ministra, që sot po u kërkojnë protestuesit t’u japin dorëheqje Sveçla dhe Gërvalla. Është çështje morale. Këtu ka dështuar shteti, në këtë rast, emndoj që ish dasht edhe kryeministri me dhanë dorëheqje”, ka deklaruar Mentor Shala në Politiko.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.