Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dita e tretë e protestës për vrasjen e Arlindës, protestuesit i afrohen derës së Qeverisë me thirrjet “Dilni jashtë”

Gazeta10
30 October 2026 - 9:01

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist për të tretën ditë radhazi po zhvillon protestë, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Protesta është duke u mbajtur para objektit të Qeverisë, pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pritet të mbajnë konferencë për media.

Protestueset janë afruar pranë hyrjes së Qeverisë, duke brohoritur “Dilni jashtë!” dhe duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlindës.

Për dy ditë radhazi protestuesit kanë kërkuar dorëheqje të Gërvallës dhe Sveçlës, ndërsa ditën e djeshme kërkesat e tyre ishin që të ketë edhe burgosje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.