Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrijnë familjarët e Arlinda Zekajt, nis protesta në Pejë

Gazeta10
30 October 2026 - 12:02

Ka nisur protesta në Pejë për drejtësi për Arlinda Zekajn, vrasja e së cilës ka nxitur reagime të shumta në vend.

Në protestë kanë arritur edhe familjarët e Arlindës, ndërsa qytetarët dhe aktivistët janë mbledhur për të kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin.

Protesta është organizuar nga iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.

Përmes kësaj proteste, kërkohet që institucionet përgjegjëse të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet e tyre, si dhe të ndërmerren masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur protesta në disa qytete të Kosovës, me thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.