Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria Speciale: Përparim Rama intervistohet si i pandehur në rastin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Gazeta10
30 October 2026 - 15:48

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në kuadër të hetimeve për rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka bërë të ditur se hetimet lidhen me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me veprimet hetimore në këtë rast./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.