Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet në Kosovë personi i kërkuar nga INTERPOL’i për vjedhje në Luksemburg

Gazeta10
30 October 2026 - 17:45

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e një personi, që ishte në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar.

Në njoftim shtohet se, shtetasi kosovar D.A, kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar, i cili ishte lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje’’.

‘’ Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata e plotë:

Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Prishtinë, 30 tetor 2026

Policia e Kosovës, me njesitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në  koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera të policisë dhe institucionet tjera, me datën 30.10. 2026 rreth orës 16:30,  ka bërë arrestimin e shtetasit kosovar D.A.,  pasi që i njëjti  kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar. Urdhër arresti ishte lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje” vepër kjo e sanksionuar sipas kodit penal të Luksemburgut.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.  Policia e Kosovës, do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.