
Dita e tretë e protestës për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale po vazhdon në Prishtinë, ku qytetarët kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt objektit të Qeverisë.
Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Me këtë protestë, qytetarët po kërkojnë që institucionet të marrin përgjegjësi për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.