Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bashkëshortja e Gazmend Hoxhës me mesazh emocionues pas dorëheqjes së tij: Ti ia dole të dalësh faqebardhë

Gazeta10
30 October 2026 - 21:01

Bashkëshortja e ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Lurentina Zekaj Hoxha, ka reaguar me një mesazh emocional pas dorëheqjes së tij morale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur mbështetjen e saj për bashkëshortin, duke theksuar se përgjegjësia nuk nënkupton gjithmonë largimin pas një tragjedie, por përballjen me të vërtetën, qëndrimin dhe rindërtimin e besimit.

Në mesazhin e saj, Lurentina Zekaj Hoxha vlerëson se bashkëshorti i saj, gjatë gjithë karrierës, është përballur me sfida të shumta të organizatës dhe të atdheut, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj, me maturi dhe vendosmëri.

Ajo ka shprehur bindjen në mbështetjen e organizatës dhe opinionit publik ndaj tij.

Në fund të postimit, bashkëshortja e Hoxhës ka zbuluar edhe lutjen që kishte pasur për të, duke shkruar:

“Kjo është lutja që unë e kam pasë për ty: të dalësh faqebardhë. Dhe ti ia dole!” 💙

Postimi i saj vjen në ditën kur Gazmend Hoxha dha dorëheqje morale nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.