
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar hetimin dhe ndëshkimin e të gjithë zyrtarëve institucionalë që kanë dështuar në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra pavarësisht se kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti deklaroi se çdo zyrtar që ka neglizhuar detyrat apo ka shkelur obligimet ligjore duhet të mbajë përgjegjësi disiplinore dhe penale.
Ai kritikoi edhe mendësinë patriarkale, e cila, sipas tij, vazhdon ta trajtojë gruan si pronë dhe pavarësinë e saj si cenim të autoritetit mashkullor.
Kurti theksoi se luftimi i kësaj mendësie kërkon angazhim të vazhdueshëm në familje, shkolla, institucione dhe organizime politike.