Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë në Apel

Gazeta10
31 October 2026 - 13:45

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, institucionet e Kosovës kishin përgjegjësi të menaxhonin pakënaqësinë e qytetarëve dhe të reagonin ndaj vendimit të Hagës.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti e cilësoi aktgjykimin si të padrejtë juridikisht e moralisht dhe të pasaktë historikisht e faktikisht.

Ai kërkoi që vendimi të ndryshohet në shkallën e Apelit, duke bërë të ditur se Qeveria ka miratuar themelimin e një grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.