
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, institucionet e Kosovës kishin përgjegjësi të menaxhonin pakënaqësinë e qytetarëve dhe të reagonin ndaj vendimit të Hagës.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti e cilësoi aktgjykimin si të padrejtë juridikisht e moralisht dhe të pasaktë historikisht e faktikisht.
Ai kërkoi që vendimi të ndryshohet në shkallën e Apelit, duke bërë të ditur se Qeveria ka miratuar themelimin e një grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.