
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka paralajmëruar se çdo kërcënim ndaj vendit të tij do të pasohet nga një kundërpërgjigje e menjëhershme dhe e fuqishme, pa kufizime gjeografike.
“Çdo nivel apo formë kërcënimi duhet të përballet me një përgjigje të menjëhershme, të fuqishme dhe pa kufizime gjeografike”, deklaroi Khamenei.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur SHBA-ja dhe Izraeli po shqyrtojnë mundësinë e një operacioni të ri ushtarak kundër Iranit.