Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jakup Huseini i VLEN-it uron Arkin Jahijin për fitoren në Bërvenicë: Komuna mbetet shtëpia jonë e përbashkët

Gazeta10
02 November 2026 - 8:14

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka uruar kundërkandidatin e tij nga AKI, Arkin Jahijin, për fitoren në zgjedhjet lokale.

Përmes një shkrimi, Huseini i ka uruar Jahijit sukses në përgjegjësinë e re për drejtimin e komunës, duke theksuar se tashmë gara zgjedhore ka përfunduar dhe qytetarët meritojnë qetësi e bashkëpunim.

“E uroj Arkin Jahiji për fitoren në zgjedhjet dhe i dëshiroj sukses në përgjegjësinë që merr për drejtimin e Komunës së Bërvenicës. Zgjedhjet përfunduan, por Bërvenica mbetet shtëpia jonë e përbashkët. Pas një gare me shumë emocione, qytetarët meritojnë qetësi, bashkëpunim dhe përkushtim, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike”, ka shkruar Huseini

Urimi i tij vjen pas shpalljes së fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.