Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetëvendosje në Prishtinë paralajmëron se nesër do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale

Gazeta10
02 November 2026 - 18:04

Qendra e Prishtinës e Lëvizjes VETËVENDOSJE, paralajmëron se nesër do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Dorëzimi i materialeve do të bëhet në orën 10:00, ndërsa pas këtij aktiviteti do të ketë një deklarim për media para objektit të Prokurorisë Speciale.

Përmes një njoftimi, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka ftuar mediat që ta përcjellin këtë aktivitet.

Njoftimi i plotë:

Nesër, e martë, 3 nëntor 2026, në orën 10:00, Qendra e Prishtinës e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Pas dorëzimit, do të ketë një deklarim për media para objektit të Prokurorisë Speciale.

Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.