Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shiroka-Pula pret ambasadorin francez Jean-François Huchet, shtrohet nevoja për forcimin e bashkëpunimit

Gazeta10
02 November 2026 - 18:33

Shiroka-Pula priti në takim ambasadorin francez Jean-François Huchet, u shtrua nevoja për forcimin e bashkëpunimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Gjatë takimit u potencuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe u shtrua nevoja për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe thellimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.

“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me Francën, si një vend me rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe në çështjet e sigurisë evropiane”, thuhet në njoftim.

Ajo ritheksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.