Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeprokurori i Shtetit takon familjen e të ndjerit Astrit Dehari, zotohet për zbardhjen e plotë rreth këtij rasti

Gazeta10
03 November 2026 - 14:46

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special, Bekim Kodraliu, njëherësh prokuror i çështjes në rastin e Astrit Deharit, kanë pritur në takim familjen e të ndjerit Astrit Dehari.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, Kryeprokurori i Shtetit ka dëgjuar për së afërmi shqetësimet dhe qëndrimet e familjes Dehari, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të këtij rasti me seriozitet, profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me ligjin.

|Kryeprokurori i Shtetit ka ritheksuar se ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit është obligim institucional dhe se do të angazhohet maksimalisht që, brenda kompetencave dhe autorizimeve të tij ligjore, kjo çështje penale të trajtohet me profesionalizëm, me qëllim që të zbardhet e vërteta rreth këtij rasti dhe i njëjti të marr epilog përfundimtar.

Kryeprokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar që çdo çështje penale të trajtohet me përgjegjësi, paanshmëri dhe transparencë, në mënyrë që rastet e viktimave të marrin përgjigje institucionale dhe të përmbushen pritshmëritë legjitime të familjarëve të tyre për drejtësi.”, theksohet në njoftim.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.