
Demokrati Abdul El-Sayed pritet të fitojë mandatin e senatorit në shtetin e Michiganit sipas sondazheve të CBS-së, raporton BBC.
Pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, El-Sayed ka shpallur fitoren para mbështetësve të tij, duke i falënderuar për besimin dhe përkrahjen gjatë fushatës.
“Ju i dhatë një mundësi kandidatit që kishte më pak gjasa të fitonte. Miçigan, mezi pres t’ju shërbej”, u shpreh ai.
Nëse fitorja e tij konfirmohet, El-Sayed do të bëhet myslimani i parë që shërben në Senatin e Shteteve të Bashkuara.