Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rudolph: Me institucione të plota dhe pa bllokada, koha që Kosova të bëjë progres në aspiratat europiane

Gazeta10
04 November 2026 - 11:52

Gjermania mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit europian.

Kështu i siguroi deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë ambasadori gjerman Rainer Rudolph dje gjatë një diskutimi për “aspiratat europiane të Kosovës dhe mënyrat e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe”.

Rudolph para tyre ritheksoi “mbështetjen e palëkundur” të Gjermanisë për agjendën europiane të Kosovës dhe i inkurajoi anëtarët e komisionit që punën e nevojshme ta çojnë përpara me ritëm të plotë.

“Me institucione me mandat të plotë dhe pa bllokada, tani është koha për të krijuar kushtet për përparim të qëndrueshëm. Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.