Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është kandidati demokrat që pritet të shkruaj historinë në politikën amerikane

Gazeta10
04 November 2026 - 11:49

Demokrati Abdul El-Sayed pritet të fitojë mandatin e senatorit në shtetin e Michiganit sipas sondazheve të CBS-së, raporton BBC.

Pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, El-Sayed ka shpallur fitoren para mbështetësve të tij, duke i falënderuar për besimin dhe përkrahjen gjatë fushatës.

“Ju i dhatë një mundësi kandidatit që kishte më pak gjasa të fitonte. Miçigan, mezi pres t’ju shërbej”, u shpreh ai.

Nëse fitorja e tij konfirmohet, El-Sayed do të bëhet myslimani i parë që shërben në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.