
Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e të miturit Ismail Qekiqaj, 13-vjeçar nga Deçani, i cili raportohet se është larguar nga shtëpia.
Sipas njoftimit të Policisë, i mituri është larguar më 1 nëntor 2026, nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt. Deri më tani, nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.
Policia, me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij me qëllim të ndihmës për gjetjen sa më të shpejtë.
Të gjithë qytetarët që kanë informacione që mund të ndihmojnë në lokalizimin e 13-vjeçarit, ftohen të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e të miturit.