
Analisti politik Artan Alijaj në emisionin “Gazeta” ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është përballur me konkurrencë të theksuar politike, duke iu referuar rezultatit zgjedhor.
Sipas tij, partitë parlamentare kanë pasur mundësi që nga muaji shkurt të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit, por nuk kanë arritur ta bëjnë këtë.
“Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur ndonjë konkurrencë, dhe kjo shihet në bazë të rezultatit, prej shkurtit ne i kemi partitë parlamentare që e kanë pasur mundësinë ta ndryshojnë rezultatin dhe nuk e kanë bërë”, tha ai./Gazeta10